11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Për 24 orë policia gjobiti 451 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 451 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit