23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Për Blushin gomari ka dy këmbë!

Rezart PalluqiShkruan:Rezart Palluqi
Blushi ëshë i shqetësuar me protestat e dhunshme të Albin Kurtit në Kosovë, por nuk thotë ose shkruan as edhe një fjalë ose rresht për minierën e Trepces në Kosovë, dhe shitjes së saj në duart e serbëve!!
Edhe këtë herë, Blushi, sjell një pjesë të së vërtetës, gjysmake, ashtu sic i intereson serbëve.
Blushi në esenë e tij, “Ca ke Albin?” dënon dhunën e Albinit në Kosovë, deri diku me të drejtë, por nuk dënon aspak lojërat e pista të qeverisë së re kosovare në lidhje me mbarëvajtjen e minierës së Trepces. Teorikisht, ashtu si NËNa Parti, Blushi ka të drejtë, sepse pushteti nuk fitohet as me dhunë, as me gurë a grusht shteti. Por, nga ana tjetër, një shkrimtar, që ka dhuntitë e psiko-analizës, duhet të thellohet më shumë në një fenomen të dhunshëm. Por Blushi, gropat e thella i ka frikë, sepse aty notojnë diktatorët që Benin e mbajnë gjallë me oksigjen.

Ben Blushi deri më sot, nuk ka akuzuar asnjëherë qeverinë e Mustafës por edhe ato paraardhëse, për korrupsionin e tyre galopant dhe varfërinë që kanë mbjellë dhe po mbjellin në Kosovë. Kosovarët e mjerë, po arratisen nga Kosova në karavane të gjatë, pak a shumë sic e bënë në kohën e Milloshevicit. Ca ke ti Blush, atëherë që i mbyll sytë ndaj kësaj kolereje kombvrasëse? Ku ishe futur ti Blushi që nuk i pe dhe nuk po i sheh zbrazjet e hapësirave kosovare? Albin Kurti, me të vërtetë ka disa defekte klasike, dhe ato janë: ai nuk di të bëjë llogari sipas formulës diplomatike ballkanike, pra të kërcejë mbi kufomat e kombit, vetëm e vetëm për marrë pushtetin. Po, këto defekte i ka, dhe këtu jam dakort me ty Blushi, por ndryshimi këtu qëndron, se ti, Kadareja dhe Enver Hoxha Ilir Meta e të tjerë, nëse dini të bëni llogari më mirë Albini, këtë e bëni sepse gjithnjë mendoni për interesat e juaja personale. Ndërsa, Albini, si idealist që është, llogaritë i bën ndryshe.

Ben Blushi, do të bëjë mirë, që herën tjetër, nëse pozicionohet ndaj një skandali politik, apo proteste të dhunshme, ta analizojë ate nga të gjitha anët, dhe jo ta vizatojë gomarin që hedh shkelma, me DY KËMBË!!

Të gjithë i dënojmë protestat e dhunshme, ama duhet të bëjmë pyetjen: përse degjeneroi protesta deri aty? Në këtë rast, po shitet një minierë, apo e Trepces në duart e Serbisë. Vërtetë, qeveria në fuqi është e plotfuqishme, sepse e ka zgjedhur vatani, ama vatani nuk e solli në fron për të shitur për dy grosh pasuritë natyrore të Kosovës. Moralisht, qeveri të tilla, janë kriminele, dhe Ben Blushi, si shkrimtar, duhet ta dijë mirë shumë, se politikanët kriminelë, juridikisht është vështirë t’i zëshë me dopje gjashtën në dorë, ama moralisht, ata janë gjithmonë vrasësit e kombit.

Tek e fundit kjo është edhe arma e një shkrimtari. Ekzekutimi në kryq i diktatorëve në rrafshin moral. Celësat e arkivave kriminele, ne nuk i zotërojmë, përvec Kadaresë, që i vërviste celësat e arshiva Hoxhiste, përpara shpatës së Skëndërbeut!

Ben Blushi! Ose merru me politikë, dhe sille tablonë e saj të plotë, ose mos u merr fare. Përndryshe, ti politikën e skicon si një gomar me dy këmbë, dhe pak a shumë, bëhesh edhe vetë i tillë!!

Amsterdam, 29 janar 2015

Më Shumë

Osmani uron Ditën e Goranëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Goranëve. Ajo thotë se traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës. ”Komuniteti goran...

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Lajmet e Fundit