8.6 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Për nder të Pavarësisë së Kosovës, Smakaj vjen me romanin e tij “217”

driton smakajKa disa vite që ka filluar ta shkruaj një libër i cili përbëhet nga një titull tejet enigmatik “217”. Kështu shkrimtari shqiptar Driton Smakaj, tashmë e ka përgatitur këtë libër për botim dhe për nder të përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës, do të promovojë atë në vazhdën e aktivitetetve që i dedikohen datlindjës së shtetit më të ri të botës.
Ky roman pritet të promovohet përpara bashkatdhetarëve shqiptar në Vjenë të Austrisë më datë 16 shkurt nga ora 18:00 dhe do të organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”.

“Për festën e pavarësisë së Kosovës, për lexuesit kam kënaqësinë të ofroj një libër të cilin ka disa vite që e kam filluar ta shkruaj. Romani me një titull enigmatik “217” brenda pak ditësh do të jetë nëpër libraritë e Kosovës për lexuesit”, ka theksuar shkrimtari Smakaj, i cili shtoi se ky roman përmban një enigmë në vete që do të mbajë në kureshtje lexuesin deri në rreshtat e fundit.

“Promovimi i romanit do të bëhet në kryeqytetin austriak dhe jam tejet i nderuar që organizohet nga Lidhja e shkrimtarëve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Austri”, ka deklaruar ai.

“Në këtë rrëfim, fiksioni dhe realiteti janë të ndërlidhura, pothuajse padiktueshëm, ndoshta pse subjekti përmban histori, ngjarje e personalitete të një kohe të afërt, të njohur për shumëkënd. Ideja vjen e thellë, e pleksur si vetë synimi i një udhëtari kureshtar për ta përshkuar botën”, ka deklaruar recensentja e librit Zejnepe Alili Rexhepi.

Shkrimtari Driton Smakaj, ka shkruar me dhjetëra artikuj dhe analiza ekonomike nëpër gazetat lokale, dhe po ashtu edhe analizë shoqërore dhe në atë angleze.

Krahas këtyre shkrimeve ai është marrë edhe me poezi dhe prozë. Romani i tij i parë është “Udhëkryqe Misionesh” i publikuar para pesë vitesh, ndërkohë novelën e parë të shkruar në gjuhën angleze “The Goddess is Back” e kishte publikuar përmes Amazonës në fundtetorin e vitit të kaluar, ndërsa romani i dytë me titullin enigmatik “217” do të jetë në duar të lexuesve tash në muajin shkurt të këtij viti./KultPlus.com

Më Shumë

Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim detyre në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit L.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit