13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Për pesë javë mbi 100 të prekur nga fruthi të trajtuar spitalin e Prizrenit

Më shumë se 100 persona të prekur nga fruthi janë trajtuar në Klinikën Infektive në spitalin rajonal të Prizrenit, vetëm gjatë 5 javëve të fundit. Ndërsa 30 janë duke u trajtuar aktualisht.

5 fëmijët e saj të moshës 3 deri në 14 vjeçarë janë të prekur nga fruthi.

Afërdita Beqa e komunitetit rom thotë të mos i ketë vaksinuar fëmijët e saj asnjëherë. Që nga e diela, fëmijët e saj janë të shtrirë në spitalin e Prizrenit.

Vetëm gjatë 5 javëve të fundit, në këtë spital janë paraqitur më shumë se 100 raste me fruth nga moshat e ndryshme, prej disa muajsh deri në 50 vjeç.

Ndërsa duke u trajtuar janë 30 persona.

Shkaktari kryesor është mungesa e vaksinimit.

Sipas tij, tash e 20 vjet, nuk është paraqitur fruthi në vendin tonë.

Fruthi është sëmundje virale, e cila përcillet me kollitje, temperaturë e puçrra nëpër gjithë trupin.

.

©

Më Shumë

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit