4.4 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Për të tretën herë dështon të mbahet shqyrtimi kryesor në rastin e rrënimit të aneksit “Abi Çarshia” në Prizren

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca ndaj të pandehurve Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, të cilët po akuzohen për tejkalim të kompetencave në rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia” në Prizren.

May be an image of 9 njerëz dhe text that says '20 Nezir ÇOÇAJ #PDK134 #Rimekëmbje 65 Kadri KRYEZIU 22 KujtG Kujtim GASHI 71 Alban BISLIMAJ 24 Enver HOXHAJ Luljeta VESELAJ GUTAJ 88 Veton FIRZI 45 Gresë BARALIU 92 Kastriot KRASNIOI'

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Arian Taraku dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar Irfan Fusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Arian Taraku, avokati Blerim Mazreku, deklaroi se nga i njëjti mbrëmë përmes telefonit është informuar se ka probleme shëndetësore.

Ndërsa prokurori Mehdi Sefa, deklaroi se janë bërë 11 muaj që nga ngritja e aktakuzës dhe ende nuk ka arritur të filloi shqyrtimi kryesor, andaj propozoi që lënda të veçohet ndaj të akuzuarit Arian Taraku, me qëllim të mos zvarritjes së rastit.

Mirëpo propozimin e prokurorit e kundërshtoi avokati Blerim Mazreku, i cili deklaroi se provat janë të ndërlidhura në mes të pandehurve në këtë shqyrtim dhe veçimi i procedurës do ta dëmtonte mbrojtjen për  të mbrojturin e tij.

Trupi gjykues me kryetare gjyqtaren Kymete Kicaj, mori vendim që të refuzoi propozimin e prokurorit Sefa,  ndërsa seanca e sotme u shty dhe e njëjta do të mbahet nesër me 10.02.2021 në ora 10:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, duke i ngarkuar me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, të njëjtit veprojnë në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat janë anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç’rast gjatë rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia” i shkaktojnë dëm në shumën prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Janis Joplin, zëri i shpirtit rebel që ndryshoi historinë e rock-ut

Janis Joplin, e lindur më 19 janar 1943 në Port Arthur të Teksasit, mbetet një nga figurat më ikonike dhe më të fuqishme të...

Lajmet e Fundit