U tërhoq zvarrë për kilometra të tëra, vdekja e dhimbshme e 13 vjeçares

Një 13 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u tërhoq nga një makinë për kilometra të tërë.

13-vjeçarja ishte ulur në sedijen e pasme të makinës kur një 34-vjeçar vodhi makinën ndërsa prindërit e vajzës kishin shkuar në një restorant për të marrë ushqim. Kur Brianna hapi derën për të shpëtuar ndërsa makina ishte në lëvizje, për fat të keq ajo u ngatërrua  me rripin e sigurimit.

Sipas policisë, 34-vjeçari nuk ndaloi asnjë edhe një sekondë dhe vazhdoi  rrugën për disa kilometra, duke tërhequr zvarrë 13 –vjeçaren e  pafat. Situata u vu re nga një kalimtar i cili lajmëroi policinë ndërsa ai filloi të ndiqte makinën. Në një moment, 34-vjeçari vendosi të ndalojë makinën dhe u arrestua nga policia.

Fatkeqësisht, ishte tepër vonë për 13-vjeçaren e cila tashmë kishte humbur jetën

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit