Për tre muajt e ardhshëm bileta mujore në Gjermani do të jetë 9 €

Nga 1 qershori, në Gjermani hyn në fuqi bileta e shumëpritur 9 euro. Për tre muaj, udhëtimi me transport lokal dhe rajonal do të jetë shumë më i lirë, shkruan albinfo.ch.

Njerëzit do të mund të përdorin biletën në autobusë, trena dhe tramvaje në të gjithë rrjetin e transportit publik të Gjermanisë. Bileta nuk është e vlefshme për transportin në distanca të gjata, të tilla si shërbimet ICE, IC ose EC dhe Flix, megjithatë, ajo mund të përdoret në trenat rajonalë.

Oferta zgjat deri ne fund te gushtit. Biletat mund të blihen në makinat e biletave, sportelet ose në internet nga kompanitë lokale të transportit si dhe Deutsche Bahn.

Marrëveshja synon të ofrojë lehtësim gjatë krizës së energjisë dhe kostos së jetesës, duke shërbyer gjithashtu si një provë për opsionet e lëvizshmërisë miqësore me klimën. /Albinfo.ch

 

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Lajmet e Fundit