Për tri ditë, 8 mijë e 818 kosovarë kanë vizituar Shqipërinë

Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë sot Shqipërisë, në vikendin e parë që kur Kosova gjendet në masa më të ashpra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka treguar të dhënat e 7,9 dhe 9 prillit të qytetarëve që kanë kaluar pikat kufitare Vërmicë dhe Morinë.

Me 7 prill duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 11:00, kanë dalë nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes Pikës Kufitare në Vërmicë dhe në Morinë 1475 persona.

 

Ndërsa me 8 prill kanë kaluar 1845 persona. Kurse sot deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5498 persona.

Ndërkaq sot, nga ora 12:00 e natës e deri sot në ora 11:00 të ditës, mbi 5 mijë kosovarë kanë marrë rrugën për në Shqipëri.

“Më datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5,498 persona”, kanë thënë nga Policia për Reporterin.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit