34.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Përçahet Kryesia e LDK-së, Osmani e Shala kundër PDK-së

LDK-kryesiaaLidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa pas arritjes së marrëveshjes me PDK-në ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë. Në këtë mbledhje jo të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë qenë pro koalicionit me partinë e Hashim Thaçit.

Kundër ka qenë edhe sot deputetja femër më e votuar në Kosovë Vjosa Osmani. Kategorik kundër këtij koalicioni ka qenë edhe deputeti tjetër, njëherësh anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, LDK ende nuk e ka aq të sigurt postin e kryeministrit.

“Nuk na treguan saktë se si janë marrë vesh me PDK-në. As për postin e kryeministrit nuk ishin të sigurt. Lutfi Haziri na thoshte se janë marrë vesh për Isën, mirëpo për këtë nuk ishte i sigurt”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda takimit të sotëm të Kryesisë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme LDK mblodhi Këshillin e Përgjithshëm vetëm formalisht kinse për të marrë lejen për të biseduar me PDK-në, ndërkohë vetëm pak orë më vonë Isa Mustafa e Hashim Thaçi u morën vesh për bashkëqeverisje.

Ndërkohë Gazeta Blic ka raportuar se marrëveshja është arritur në Berlin javën e kaluar. Sipas burimeve të Gaztës dy liderët u morën vesh vetëm për bashkëqeverisje, por jo edhe për postin e kryeministrit.

Edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi sot pati takim me strukturat e Kryesisë së partisë, mirëpo nuk foli për kryeministrin se kujt do t’i takoj LDK-së, apo PDK-së.

Pas koalicionit LDK- PDK, pos pakënaqësive, kanë nisur edhe dorëheqjet e para. Një nga drejtuesit e Degës së LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi ka dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie, madje duke e shqyer edhe kartelën e anëtarësisë.

Më Shumë

Mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova kaluan sot në Shqipëri

Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera fqinje. Numri...

Komuna e Prizrenit hap tender afro 10 mijë euro për bileta aeroplani

Komuna e Prizrenit ka hapur një tender me vlerë afërsisht 10 mijë euro. Këto para pritet të shpenzohen për bileta aeroplani. “Shërbime e transportit ajror për...

Lajmet e Fundit