18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Përcillet për në banesën e fundit Elvis Pista

elvis-1Qindra mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Elvis Pistës, kandidat për deputet i PDK’së.

Express më herët ka raportuar se po bëheshin përgatitjet përfundimtare që Pista të përcillej për në banesën e fundit.

Sot, Rahoveci është në zi. Qytetarët e këtij vendi kishin dalur nëpër rrugët e qytetit, të cilat ishin bllokuar.

 

Banesa e fundit  e  Elvis Pistës

Tashmë i gjithë qyteti i Rahovecit është në zi.Atje po bëhen përgatitjet përfundimtare që të përcjellet për në banesën e fundit kandidatin për deputet të PDK’së, Elvis Pistën.Varrimi bëhet në 17;00. Në mbledhjen komemorative u tha se Pista u quajt djalë i urte, atdhetarë, i mençur dhe i dashur nga te gjithë. Kjo sipas Rexhep Hotit, duke shtuar se virtytet e larta dhe shëmbëlltyra e Elvisit bënë që qytetarët e Rahovecirt masovikisht ta përkrahin atë në zgjedhjet të cilat i lamë pas.

“Në kohën kur Rahovecianët prisnin të përfaqësoheshin nga djali më i mirë i kësaj ane, një dorë makabre, shtiu nga pas, për ta lënë të vdekur nga 4 plumba, Elvis Pisten, djalin e parë dhe të vetëm të familjes së nderuar Pista”.

Kështu u tha në mbledhjen komemorative nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Pista u quajt djalë i urte, atdhetarë, i mençur dhe i dashur nga te gjithë. Kjo sipas Rexhep Hotit, duke shtuar se virtytet e larta dhe shëmbëlltyra e Elvisit bënë që qytetarët e Rahovecirt masovikisht ta përkrahin atë në zgjedhjet të cilat i lamë pas.

Në emër të kryeministrit Thaçi, Hoti ngushëlloi familjen Pista, duke shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës, që sa më shpejtë dorasit të vihen para drejtësisë.

Të pranishëm në këtë mbledhje komemorative ishin edhe asamblistë të Kuvendit Komunal të Rahovecit, si dhe përfaqësues nga LDK-ja si dhe ish deputetë nga PDK-ja.

Në hapje të kësaj mbledhjeje ka folur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili është shprehur tejet i tronditur në lidhje me vrasjen e Pistës.

“Elvisi ishte një nxënës shembullor. Në zgjedhjet e fundit, Elvisi ishte kandidati me dinjitoz i PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Vehapi, duke theksuar se “kjo është një tronditje dhe ditë e rëndë për të gjithë Rahovecin”.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 200 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2213 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Varrezat e martirëve në Krushë të Vogël në fazën përfundimtare

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, vizitoi sot Krushën e Vogël për të inspektuar progresin e punimeve në Varrezat e Martirëve, një projekt...

Lajmet e Fundit