19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Përfundon e qetë protesta e veteranëve në Prishtinë

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë protestuar të qetë qytetarët dhe veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë pa organizatorë, përfundoi brenda 30 minutash, me fjalimin që mbajtën përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve dhe ata të veteranëve.

Në fillim të protestës u kërkua që të ketë “bashkim e veprim”, siç u tha për t’i ruajtur frytet e luftës çlirimtare. Po ashtu u kërkua që të ruhen raportet me aleatët strategjik dhe të ruhet ekzistenca e shtetit, e cila, sipas tyre është në prag të shkatërrimit nga “tradhtare e pushtetit”.

Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së familjeve të të pagjeturve të luftës “Zëri i prindërve”, akuzoi partinë në pushtet që nuk po i përkrah familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës.

“Ruani se ju nuk e dini çka është liria, ju dini vetëm të gënjeni, vetëm të na mashtroni, ju jeni vetëm të na shëmtoni më keq se ata gjakpirësit e tmerrit 98-99”, tha Çerkini, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së kanë të drejtë të kenë një pagë normale, dhe të marrin frymë normal për të jetuar e për t’i shkolluar fëmijët e tyre.

Kurse veterani i luftës, Avni Ajeti, tha se të drejtat nuk po mohohen nga regjimi i atëhershëm i Millosheviqit, por nga qeveria e shtetit të Kosovës, për të cilën “kemi dhënë gjithçka që kishim”.

“Sot jemi këtu përpara Qeverisë së Kosovës së pavarur, që e kemi çliruar me gjak e sakrificë, e në të cilën për veteranët e UÇK-së ende po pyeten kriminelët serb, që na i vrasin e na i rrahin policët në veri”, tha Ajeti.

Ai tha se nuk janë zënë në befasi nga kjo që po ndodh.

“Ne edhe sulmet e befasishme të armikut i kemi kthyer në kundërsulm, andaj sot jemi këtu që me fjalën e lirë t’i japim përgjigjeje këtij trajtimi të padinjitetshëm që po i prek kufijtë e tradhtisë”, shtoi Ajeti.

Tutje ai shtoi se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare, nuk e kanë ulur kokën kurrë, por gjithmonë ballëhapur kanë qëndruar në front. “Andaj edhe sot po qëndrojnë krenar, për të drejtat e tyre dhe për të kundërshtuar këtë qeveri që po i trajton veteranët duke marrë direktiva nga njerëzit e Vuqiçit”, tha ai.

Në këtë protestë u panë edhe deputetë të partive opozitare.

Në sheshin “Skënderbeu” mblidhen qytetarët për protestë, s’dihet organizatori

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë protestuar të qetë qytetarët dhe veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë pa organizatorë, përfundoi brenda 30 minutash, me fjalimin që mbajtën përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve dhe ata të veteranëve.

 

Qytetarë me flamujt e kombëtar, të Kosovës e të UÇK-së, janë në pritje të fillimit të protestës e caktuar për ora 18:00.

Policia ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për mbajtje të protestës, kurse pjesëtarë të kësaj të fundit shihen në numër pak më të madh rreth ndërtesave të Qeverisë e të Kuvendit.

Kujtojmë se sot (e shtunë) protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë. Protesta vjen si kundërshtim i vendimit të miratimit të Projektligjit për pagën minimale, ku ata nuk janë përfshirë.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën. Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në mbështetje të protestës kanë dalë edhe figura politike e publiket.rtk

Më Shumë

Nagavci uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, u ka uruar vit të mbarë të gjithë nxënësve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. “Sot fillon...

Gërmimet arkeologjike në Hisar të Suharekës sjellin gjetje të reja

Në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar në Suharekë janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive, sikurse edhe enë të ndryshme. Sipas autoriteteve shtetërore...

Lajmet e Fundit