22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Përgjimi nga Gjermania, Rama: Kur bëhet fjalë për sigurinë, s’ka asgjë të keqe

Edi Rama-kryeminister i ShqiperiseKryeministri Edi Rama u tregua mjaft i vendosur për të mos diskutuar çështjen e përgjimit të Shqipërisë nga Gjermania në Berlin, duke e konsideruar atë një ‘të drejtë’ për të garantuar më shumë siguri në Evropë.

I pyetur se a do ta diskutojë çështjen e përgjimit me Kancelaren Merkel në Konferencëne Ballkanit që do të mbahet në Berlin, Rama u shpreh në mënyrë të prerë “Jo”.

Ai e cilësoi Gjermaninë një vend demokratik, vend lider në NATO dhe BE, dhe theksoi se është në të drejtën e saj të luftojë për më shumë siguri.

“Gjermania është një vend thellësisht demokratik dhe në mënyrë themelore i rëndësishëm si një vend lider në Evropë, i cilësisë së parë në NATO, pjesë e saj dhe e familjes së vendeve demokratike që luftojnë për më shumë siguri, dhe kur bëhet fjalë për sigurinë, përpjekja për veprim për të garantuar atë nuk njeh kufi, dhe nuk na shkon ta zmadhojmë një gjë të tillë duke mos i hequr asnjë presje fjalës së kancelares”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo çështje do të sqarohet përmes një rruge diplomatike, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë të keqe nëse Gjermania dhe vendet aleate e kryejnë përgjimin në funksion të sigurisë:

“Ne nëpërmjet një rruge normale diplomatike do bëjmë shkëmbim informacioni për të sqaruar këtë gjë. Por, e përsëris asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nëse Gjermania apo vendet e tjera aleate në funksion të sigurisë, në këtë fazë ku siguria kërcënohet nga ka faktorë afërsisht të lidhur me terrorizimin, të bëjnë punën e tyre”.

Më Shumë

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Prizreni ende pa fitore në Ligën e Parë

Prizreni ka përfunduar javën e gjashtë në Raiffeisen Ligën e Parë pa asnjë fitore, duke regjistruar tre barazime dhe tri humbje. Starti i sezonit...

Lajmet e Fundit