Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve të burgut në Prizren

burgu dhomaKa filluar t’iu përkeqësohet gjendja shëndetësore tre të burgosur që kanë hyrë në grevë urie në Prizren. Koordinatori i KMDLNJ-së për Prizren Bashkim Kajdomçaj tha për “PrizrenPress” se gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar.

“Gjendja shëndetësore e të burgosurve në Prizren ka filluar dukshëm t’iu përkeqësohet”, konfirmoi Kajdomçaj.

Tre të burgosurit në Prizren kanë hyrë në grevë urie javën e kaluar.

Ata janë të pakënaqur me Gjykatën e EULEX-it, përkatësisht vendimit për plotfuqishmëri.

“Skender Selmani, Qendrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj të dënuar secili me më shumë se 5 vite burgim, në shkallën e parë nga EULEX-i, janë të pakënaqur me stërzgjaten e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës së EULEX-it”, tregon Kajdomçaj.

“Të njëjtit janë të dënuar nga shkalla e parë nga EULEX për rastin e Dobrosinit”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit