9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Përkujtohen 28 martirët e vrarë nga ushtria serbe në fshatin Nashec të Prizrenit

Familjarët së bashku me Shoqatën “Trojet e Arbrit”, si dhe komuna e Prizrenit sot organizojnë akademinë përkujtimore kushtuar 28 martirëve shqiptarë që u masakruan në marsin e vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe.

Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren dhe fillon në orën 10:00.

Ndërkohë pas akademisë do të bëhet zbulimi i Memorialit në fshatin Grazhdanik të Prizrenit në orën 14:00.

“Familjarët së bashku me Shoqatën “Trojet e Arbrit”, iu ftojnë për një pjesëmarrje masive në akademi në mënyrë që t’i përkujtojmë martirët që humbën jetën në mbrojtje të atdheut dhe popullit të tyre”, thuhet në njofitm.

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Lajmet e Fundit