3.3 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit sot në 21-vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

Në tubim përkujtimorë morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Shkrimi i plotë i Latifit:

DËSHMORËT JANË JEHONË LIRIE

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, në 21 vjetorin e rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës”, nderuam sot kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

Dalip Behra dhe Bekim Gashi me shokë i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me fatin, duke besuar se e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne.

Bijtë e Krushës së Madhe e ujitën tokën e dashur të vendlindjes me gjakun që po kjo tokë u fali. Ata e ndjenin se e kishin borxh luftën dhe rënien për liri, prandaj hynë me vendosmëri në këtë përballje. Sikur shumë shokë të tjerë dhe bashkëvendas të tyre e donin jetën, por jo jetën në robëri. Kjo i bën ata të jenë të veçantë dhe të kujtohen përherë me respekt e nderim.

Dëshmorët që po i përkujtojmë sot dhe ata që ranë gjithandej trojeve shqiptare, na e lanë në dorë pishtarin e lirisë, pishtar që djeg e përvëlon secilin që nuk e mban si duhet dhe që nuk duhet të shuhet asnjëherë. Vetëm në këtë mënyrë do ta kemi rrugën të ndriçuar, sepse dëshmorët janë pishtarë të pashuar lirie.

Jetësimi i lirisë me të gjitha të mirat e vështirësitë që ka, mbetet detyrë e çdoditshme dhe obligimi ynë i përhershëm.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, Dalip Behra e Bekim Gashi!

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e trojeve shqiptare!

SL

Fotografia e Smajl Latifi

Më Shumë

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave,...

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi

Aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sipas medieve shqiptare, aktori ka humbur betejën për jetën këtë pasdite...

Lajmet e Fundit