-2.3 C
Prizren
E martë, 19 Janar, 2021

Përkujtohet vrasja e dy fëmijëve në Dragobil të Malishevës, tri dekada më vonë askush s’është dënuar për këtë krim

Opinionisti Fitim Salihu ka përkujtuar dy fëmijë nga Malisheva që u vranë nga forcat serbe në prill të vitit 1989.

11 vjecarët Din dhe Arsim Paçarizi kishin qenë duke luajtur kur u vranë pikërisht dy javë para se të suprimohej autonomia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Opinionisti Salihu theksoi se edhe 31 vite pas kësaj vrasje, krimet e serbëve janë të pandëshkuara.

Reagimi i plotë i tij:

11 vjeçarët Din dhe Arsim Paçarizi kanë qenë nxënës të klasës së tretë të shkollës së fshatit Dragobil të Malishevës. Ishte 5 prilli 1989 dhe ata po luanin në fshat sikurse çdo ditë. Ishte ditë e mërkurë. Të nesërmen bëheshin fiks dy javë që Serbia me dhunë e tanke e kishte suprimuar autonominë e Kosovës.

Dini dhe Arsimi akoma nuk e dinin se çfarë ishte as autonomia, as republika. Ata dinin të luanin, ndonëse e nuhatnin se diçka e jashtëzakonshme po ngjante në vendin e tyre. Atë të mërkurë, një konvoj ushtarak serb stacionohet në vendin e quajtur Golesh, në të dalë të fshatit të Dinit dhe Arsimit. Duke bërë “manovra”, zunë të shtinin në drejtim të Dragobilit.

Dy 11 vjeçarët vriten dhe i ngel në gjysmë loja. Faji i vetëm i tyre? Ishin shqiptarë. Dhe kushdo që ishte shqiptar nuk e meritonte as të luante, as të rritej, as të shkollohej. Serbia kishte vendosur që Dini dhe Arsimi nuk meritonin as të jetonin.

Kësisoj – një dhjetëvjeçar para Abrisë, Rezallës, Bellacërkës, Poklekut, Studimes, etj. – Serbia po e dëshmonte se ish në gjendje të luftonte me tanke kundër fëmijëve dhe foshnjave. E, Dini dhe Arsimi u bënë paralajmërimi që hasi në vesh të shurdhër të kancelarive botërore për atë çfarë do të bënte Serbia vite më pas.

31 vite më vonë, krimet serbe ndaj fëmijëve, grave dhe burrave shqiptarë vazhdojnë të jenë të pandëshkuara. Në vend të kriminelëve serbë po gjykohen luftëtarët shqiptarë, moshatarët e Dinit dhe Arsimit që vendosën të kapnin pushkët e lirisë për ta ndalur vrasjen e Dinëve dhe Arsimëve të tjerë.

- Advertisement -

Më Shumë

27 raste të reja me coronavirus në Prizren

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 27 raste të reja me coronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Prishtina dhe Prizreni me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 353 rastet e reja me Covid janë nga Prishtina, Prizreni, Gjilani, etj. “Rastet pozitive...

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19. MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë,...

Nisma Sociademokrate pritet ta bëjë sot publike listën e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate është e vetmja parti që ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë...

PDK’ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së. Përmes një shkrimi...

Hoti emëron Nitajn, ministër në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi. Në vend të...

Publikohet lista e plotë e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje pak minuta pasi ka aplikuar për certifikim në KQZ, ka publikuar edhe listën e plotë të cilës i prinë Albin Kurti dhe...

Vildane Zeneli zhvishet, super “hot” me paraqitjen e fundit

Vildane Zeneli merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Modelja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë...

Plani i rimëkëmbjes mbetet fokus i të gjitha partive

Partitë premtojnë rimëkëmbje ekonomike, ekonomistët thonë që premtimet nuk kanë zbatim në praktikë. Rimëkëmbja ekonomike është kryefjala e plan-programeve të partive politike. Ani pse ende nuk...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon urgjentisht lirimin e masave, paralajmëron edhe padi

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, duke kërkuar urgjentisht lirimin e masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online. Ata...

Limaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish- ushtarit të UÇK-së nga Malisheva

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Shefqet Dragobilit, ish ushtar i UÇK-së. “Me dhimbje te? thelle? mora lajmin pe?r...

Dënim me burg nga Gjykata e Prizrenit për zyrtarin e AAK-së

Të premten, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj. Sipas aktgjykimit të shpallur nga...

Roberto Arlt: Nëse doni të bëheni deputet

Nga Roberto Arlt Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit; mos...

Të gjitha transferimet në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin...

Shaqir Totaj shpjegon arsyen pse nuk ishte në listën e PDK’së

Nënkyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së...

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për 15 vjeçarin e vrarë dje në Prizren

Një 15-vjeçar nga Prizreni ka vdekur dje si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Për këtë rast, mëngjesin e sotëm...

Protestë në Prizren pas vrasjes së 15-vjeçarit

Banorë të lagjes "Bajram Curri" bashkë me nxënës të martën kanë organizuar protestë pas incidentit të djeshëm që ka rezultuar me vdekjen e nxënësit...

225 raste të dhunimeve seksuale në gjashtë vjetët e fundit në Kosovë

Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e...

Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja...

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy...