-0.9 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme në Malishevë

Përmbytjet e javës së kaluar janë përcjellë me dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në infrastrukturë, ndërsa problematike mbetet gjendja e digës dhe urës në liqenin në Mirushë. Kështu në mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Përmbytjet ishin dhe tema kryesore e diskutimit në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje, për situatën e përgjithshme gjatë dhe pas përmbytjeve, ka raportuar zyrtari për emergjenca në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku, sipas të cilit, sasia e ujit ka qenë shumë e madhe, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, dhe ka dëme të konsiderueshme në bujqësi e në infrastrukturë. Është dëmtuar një rrugë në Guncat, në të cilën është dashur të intervenohet me urgjencë, pastaj rruga në Banjë, ndërsa në gjendje të rëndë mbeten diga dhe ura në liqenin në Mirushë. Sipas Mazrekut, janë evakuuar dhjetë familje, ku një prej tyre tashmë është zhvendosur në një fshat tjetër.

Për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka formuar edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punët dhe angazhimet e tyre gjatë javës së kaluar dhe angazhimet që i kanë planifikuar për javën në vijim. Sipas drejtorëve të drejtorive, është duke vazhduar realizimi i projekteve kapitale, sipas planifikimeve dhe pavarësisht kushteve atmosferike, projektet janë drejtë përfundimit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, u raportua edhe për përgatitjet për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Pas mbledhjes, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi dhe drejtorin për Shërbime Publike, Milazim Morina, kanë vizituar digën në liqenin në Mirushë, për të parë nga afër gjendjen e digës, pas rënies së nivelit të ujit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Albin Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kryetari i LVV-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti pas rezultateve e KQZ-së deri në ora 22:00 ka falënderuar të gjithë qytetarët për votimin...

Serie A i jep fund historisë: Topi i kuq largohet përgjithmonë nga kampionati italian

Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, një element historik i kampionatit italian që përdorej në ndeshjet e zhvilluara në...

Lajmet e Fundit