Përmes gabimeve

Sahit F. Osmani

Nëse përmes gabimeve kam humbur
kjo nuk do të thotë që fitimtare je ti
doja të isha më i veçantë se të tjerët
me pastërtinë shpirtërore pa djallëzi

Mosmirënjohja jote më ka dëshpruar
të pata mbrojtur mos t’biesh në kurth
yllin që e meritoje kishe për ta gjetur
jo te ata që të përqeshnin marrëzisht

Më lae me një dhimbje të vetëveçuar
ti drejt vetmashtrimit tani po endesh
kurrë s’ke për ta gjetur yllin e merituar
gabimet nuk të lënë që të rikthehesh

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit