20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Bledi Shkëmbi e konfirmon largimin nga Liria

Bledi Shkëmbi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Lirisë menjëherë pas mbarimit të sezonit 2017/18 të Superligës së Kosovës.

Në mars ai pranoi të qëndronte te klubi nga Prizreni pasi mori garanci se bordi i klubit do t’i kryente vetëm punët që i takonin.

Shkëmbi pas ndeshjes që Liria në muajin mars e fitoi ndaj Ferronikelit, kishte treguar se raportet e ekipit, përkatësisht trajnerit dhe lojtarëve, nuk ishin të mira me kryetarin e ri të klubit, Qemal Krasniqi.

Pas tejkalimit të këtyre mosmarrëveshjeve, Shkëmbi i ndihmoi Lirisë që të mbetej në Superligë, duke mbyllur sezonin në pozitën e shtatë.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar klubin për mundësinë që ia dha që të fitonte përvojë si trajner.

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Lajmet e Fundit