4.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Përurohet shtëpia muze e heroit Fadil Vata

Vendlindja e heroit të kombit, Fadil Vata, Sallagrazhda e Suharekës, ka mirëpritur të enjten shumë bashkëveprimtarë, shokë, miq dhe idealist të heroit, të cilët kishin shkuar për ta bërë përurimin e shtëpisë muze të tij.

Në ceremoninë inauguruese të kësaj shtëpie muze ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti, ka folur për veprën dhe heroizmin e Fadil Vatës. Me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe Ramush Haradinaj dhe shoku e bashkëveprimtari  i Fadil Vatës, Halil Selimi.

Haradinaj dhe Selimi kanë vlerësuar lartë kontributin e Vatës për çështjen kombëtare.

Ndërsa në emër të familjes Vata, të pranishmit i ka përshëndetur vëllai i Fadilit, Ramë Vataj. Në këtë ngjarje është mbajtur edhe një program i kulturor-artistik.

Shtëpia muze e heroit Fadil Vata është ngritur me iniciativën e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe është financuar nga kjo komunë.

May be an image of one or more people, people standing and outdoorsMay be an image of 9 people, people standing and outdoorsMay be an image of 5 people, people standing and outdoorsMay be an image of 2 people, people standing and outdoorsMay be an image of 12 people, people standing and outdoors

Më Shumë

Përballje interesante sonte në Rahovec

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte zhvillohet ndërmjet Rahovecit 029 dhe Borës. Takimi do të luhet në palestrën...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit