17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

I përzgjedhuri për drejtor të Tetarit Kombëtar cilësohet njeri i PDK-së

ttNjë ditë pasi Vadet Avdiu ka marrë votat e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës për t’u bërë drejtor, kanë shpërthyer akuzat se ai është i dërguar nga politika.

Një pjesë e komunitetit artistik, duke përfshirë edhe ata që kanë qenë në garë për drejtor, e kanë cilësuar procesin si montim politik e klanor. Akuza kanë bërë edhe partitë politike opozitare. Si njeri që ka dalë nga zarfi i Ministrisë së Kulturës e ka cilësuar Avdiun regjisori Bekim Lumi. Kundërkandidati i tij, Adrian Morina, ka thënë se ka pesë muaj prej se njëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues ia ka prezantuar Avdiun si drejtor. Përkundër kësaj, vetë Avdiu nuk ka pranuar të prononcohet.

Gazeta ka fotografi ku Avdiu, edhe pse mohon të jetë pjesë e strukturave të PDK-së, ka qenë i pranishëm në konferencat që janë udhëhequr nga numri dy i kësaj partie, ish-shefi i ShIK-ut Kadri Veseli.

Njëra nga fotografitë që ka tri javë prej se qarkullon nëpër media, kur “Koha Ditore” raportoi se Avdiu po favorizohet politikisht për drejtor të TKK-së, është bërë në ambientet e Partisë Demokratike të Kosovës. Përveç kësaj, më 13 tetor të vitit të kaluar, kur zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli, ua kishte dhënë librezat 20 anëtarëve të rinj në zyrën qendrore të PDK-së në Prishtinë, në fotografinë që e ka shkrepur fotoreporteri i “Kohës Ditore“, shihet edhe Valdet Avdiu, ani pse ai mohon vazhdimisht se është pjesë e kësaj partie politike. Avdiu nuk i është përgjigjur gazetës në lidhje me këtë fakt.

I përfoluri si shef i Degës së ShIK-ut në Gjakovë dhe njeri i afërt i Kadri Veselit vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka qenë pjesë e këtij shërbimi. Por vetë Avdiu ka lënë të kuptohet se punon për Kadri Veselin.

Kandidati i vetëm nga fusha e teatrit, i cili ka kandiduar për drejtor të mërkurën në një konferencë për media ka thënë se skenarin për zgjedhjen e Avdiut në krye të TKK-së e ka shkruar ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, regjisori Fadil Hysaj, njëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

“Me 29 nëntor pas premierës së shfaqjes ‘Shembja e Kullës së Ajfelit’, Fadil Hysaj më ka dhënë shumë komplimente për shfaqjen dhe më ka prezantuar drejtorin e ardhshëm të TKK-së. Jemi duke folur për një periudhë pesë muaj më herët”, ka thënë Morina

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit