16.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

UNMIK-u s’ia doli t’i mbrojë të drejtat e njeriut në Kosovë

Unmik-logoUNMIK-u ua ‘mohoi të drejtën për jetë’ jo pak kosovarëve, është një nga akuzat e rënda që i bëhen misionit të OKB-së në Kosovë, i cili për gati 9 vjet e udhëhoqi Kosovën.

Raporti vjetor i Panelit Këshillimor për të Drejtat e Njeriut ripërsërit akuzën e rëndë ndaj misionit të OKB-së në Kosovë e bën kryesisht në raport me dështimin e këtij misioni që të mbrojë kosovarët që u vranë pas luftës, të hetojë si duhet rastet e tilla dhe në fund të paguaj për shkeljet e të drejtave të njeriut që i bëri stafi i këtij misioni.
UNMIK-u, siç transmeton qik-u, akuzohet edhe për zhdukje të raporteve të hetimeve që i kanë kryer.

Raporti i fundit i këtij Paneli vlerëson se nga qershori i vitit 1999 deri në dhjetor të vitit 2008, policia e UNMIK-ut dhe prokurorët ndërkombëtarë të cilët kishin për detyrë të hetojnë krimet sipas të drejtës ndërkombëtare nuk kanë arritur që ta bëjnë një hetim të shpejt, efektiv, të pavarur, të paanshëm dhe të plotë madje shumica prej raporteve të tyre kanë përfunduar si të zhdukura.

Madje ky raport shtonë se UNMIKU ka dështuar edhe në kompensimin e të dëmtuarve të cilët janë ankuar se u janë shkelur të drejtat.
Raporti i Amnesty International ka theksuar poashtu se argumentet e UNMIKU-ut që të shpjegojnë se përse ata nuk i kanë paguar mjetet e obliguara personave të cilët janë ankuar se u janë shkelur të drejtat e njeriut në kundërshtim me rekomandimet e Panelit të UNMIK-ut.

Amnesty International e ka konsideruar këtë përgjigje si një përpjekje të jashtëzakonshme nga UNMIK-u për për të mohuar përgjegjësinë e saj në shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë pasi që vet UNMIKU ishte krijuar për të mbështetur këta persona dhe ka qenë e detyruar ta respektojë këtë gjë.

527 ankesa të shkeljes së të drejtave të njeriut nga UNIMK-u
Raporti i vitit 2013 i Këshillit të Drejtave të Njeriut respektivisht paneli shqyrtues ka kaluar nëpër duartë e veta gjatë një viti 527 raste në 11 seancat e saj të mbajtura. Nga 527 ankesa deri më tani 342 raste tashmë janë mbyllur ndërsa 185 mbeten ende të hapura. Shumë prej këtyre ankesave janë parë si të pranueshme nga Paneli i Këshillit të Drejtave të Njeriut ndërsa ka pasur prej tyre edhe të cilat janë refuzuar pa bazë ankese.

UNMIK-u nuk do të paguajë për shkeljet e saj

UNIMIK-u nuk do të kompensoj personat të cilat janë ankuar se u janë shkelur të drejtat e tyre nga ky mision. UNMIK-u ka thënë se tashmë misioni i tyre ka përfunduar në Kosovë dhe se përgjegjësia për të kompensuar të dëmtuarit ka kaluar në qeversijet lokale në Kosovë. Megjithatë me këtë nuk është pajtuar Amnesty International e cila e ka thënë se obligimi për këto kompensime bie mbi vet UNMIK-un.

“Ishte padyshim policia e UNIMK-ut më shumë se e autoriteteve të Kosovës të cilët janë marrë me hetimet e rasteve të personave të zhdukur. Kështu që oblimi për kompensimin për dështimin e tyre për ta bërë këtë gjë bie mbi vet UNMIK-un”, thuhet në rasportin e Amnesty International,transmeton Koha .net

Me raportin e Amnesty International është pajtuar edhe paneli i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të cilët kanë shtuar se nuk e shohin se si obligimi i UNMIK-ut për të paguar kompensimin e të dëmtuarve ka ndonjë lidhje me autoritetet lokale pasi që UNMIK-u ka pasur një kontroll ekskluziv mbi administratën publike. Kështu që pasi që të drejtat e njeriut janë shkelur nga personeli i UNMIK-ut, duhet të jetë po kjo administratë e cila do të paguaj kompensimet.

Më Shumë

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t'i  japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një...

Lajmet e Fundit