16.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

“Kosova madhështore” e Arben Islamit, për promovimin e turizmit

Kosova madheshtoreFotografi të bjeshkëve të Rugovës, atyre të Junikut e Istogut kanë zënë vend në librin e autorit Arben Islami, “Majestic – Kosova – Madhështore”. Autori i librit, përveç vizitave që u ka bërë bjeshkëve të vendit i ka dhënë detyre vetes që përmes shkrepjes së aparatit ta promovojë bjeshkatarinë kosovare. Thotë se ka një qëllim për të cilin jo shumë njerëz kanë punuar.

“Ia kam arritur një qëllimi që është shumë me rëndësi për veten time si bjeshkatar”, ka thënë Islami të mërkurën mbrëma me rastin e promovimit të librit në “Hotel Sirius”, në Prishtinë. Sipas tij, bjeshkatarët janë “të trentë”, sepse kur duan të bëjnë diçka me të vërtetë e bëjnë.

“Kur duam të shkojmë në majën e malit, shkojmë”, ka thënë autori i librit ku paraqiten fotografi edhe fotografi të Bjeshkëve të Pashtrikut. Tek ka cilësuar se është duke u bërë shumë pak në promovimin e turizmit malor në Kosovë, Islami ka thënë se libri i tij do të kontribuojë goxha shumë në këtë aspekt.

“Ky libër do të ketë rëndësi të madhe për promovimin e turizmit në Kosovë”, ka thënë ai tek ka shtuar se nuk është i vetmi që po bën diçka për bjeshkët. Thotë se njëra ndër arsyet e tij kryesore që i ka hyrë kësaj pune është promovimi i bjeshkëve edhe për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, shumica e banorëve të Kosovës nuk i njohin këto bukuri.

“Fatkeqësisht bjeshkët e Kosovës nuk i njohin 90 për qind e qytetarëve. Kam dëshirë që t’i mësojnë dhe të mburren me to”, ka thënë stomatologu me profesion i njohur për zbulimin e bukurive anekënd Kosovës. Ideja për këtë libër i kishte ardhur vitin e kaluar kur kishte promovuar librin e parë me fotografi të bjeshkëve “Pure Kosova”. Sipas autorit të librit ku zënë vend edhe Ujëvarat e Mirushës, meqenëse libri i mëparshëm nuk ishte në shitje, ia ka mësyrë punës për ta bërë “Majestic – Kosova – Madhështore”. E bjeshkatari Bashkim Mula ka shpalosur eksperiencën e tij së bashku me Islamin.

“Herën e parë kur ka dashur të shkojë në ‘hiking’ ka ardhur tek unë dhe më ka thënë nëse kam mundësi që t’i dërgoj diku në mal. Kjo ka ndodhur para nja pesë ose gjashtë vitesh ku pati bërë disa fotografi të mira dhe më nuk është ndalur”, ka thënë ai, teksa i ka sugjeruar Islamit të mos ndalet në punën që bën.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia nesër do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të...

Lajmet e Fundit