13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Pesë net me xhazin turk

Plotë pesë net, muzikantë të xhazit turk do të luajnë në Kosovë. Para publikut në Kosovë, nga 14 prilli deri më 18 prill do të luajnë muzikantë të njohur nëpër botë për muzikën e tyre. Në edicionin e katër të “Turkish Jazz Week”, biletat janë falas ndërsa koncertet fillojnë nga ora 20:00. Nata e parë (sonte) do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku luan grupi “Telvin”. Nata e dytë mbahet në qytetin e Prizrenit ku luan “Ted Band”. Në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë, më 16 prill do të luajë “Volkan Hursever Quartet”. Në Gjakovë më 17 prill luan “Asena Akan Band”, ndërsa java mbyllet me “Sibel Kose Quartet”, të cilët mbajnë koncert në TKK.

Ertan Ilijaz, koordinator i “Javës së xhazit turk”, ka thënë se shpresojnë që në edicionin e radhës “Javën e xhazit turk” ta organizojnë edhe në qytete si Mitrovica, Peja, e në të tjera. “Sivjet kemi edhe një bend interesant “Volkan Hursever Quartet”, Volkan është me prejardhje nga Mitrovica dhe është ndër kontrabasistët më të mirë në Turqi, që bashkëpunon me instrumentistët më të mirë në Shqipëri dhe në mbarë botën”, ka thënë Ilijaz, derisa ka treguar se do të mbahen edhe dy punëtori, njëra më 17 prill në Gjakovë dhe tjetra një ditë më vonë në Universitetin e Prishtinës në Degën e Akademisë së Muzikës në bashkëpunim me Armend Xhaferin.

Yalçin Aydin, diplomat në Ambasadën turke, ka thënë se këtë vit ka ndryshuar strategjia e organizimit të “Turkish Jazz Week”, u jepet më shumë hapësirë muzikantëve lokalë. “Këtë vit e kemi angazhuar Ertan Ilijaz për koordinimin e festivalit, dhe nga ky vit do të vazhdojë me të festivali”, ka thënë Aydin. Ambasada turke e organizon “Turkish Jazz Week”./Zëri/

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Lajmet e Fundit