11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Pesë raste të reja me koronavirus, tri nga Banja e Malishevës

Pesë raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 145.

Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.

Sipas Institutit të dielën janë testuar 93 mostra, derisa njoftohet se rastet pozitive janë raste kontakti.

IKSHPK thotë se tri raste janë me vendbanim në Banjë-Malieshvë, një në Gjakovë dhe një në Smrekonicë-Vushtrri.

“Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.Nga data 08.02.2020 deri me 05.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre, deri sot janë kontaktuar dhe janë në mbikëqyrje 3.137 kontakte.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit