25.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Pesha e botës është dashuri

Poezi nga Allen Ginsberg
Përktheu: Faslli Haliti

Pesha e botës
është dashuri.
Nën barrën
e vetmisë
nën barrën
e pakënaqësisë,
pesha,
pesha që mbajmë mbi shpinë
është dashuri.

Kush mund ta mohojë?
Në ëndërr
na prek
trupin,
në mendim
ndërton
një mrekulli,
në imagjinatë
ngashërehet
deri sa të lindë
në njeriun

duket nga zemra
e zjarrtë e pastër –
sepse barra e jetës
është dashuri,
por ne, peshën e mbajmë
me plogështi,
dhe duam të gjejmë prehje
midis krahëve të dashurisë,
në fund,
të gjesh prehje në krahët
e dashurisë.

Nuk ka prehje
pa dashuri,
as gjumë
pa ëndrra
dashurie
qoftë të çmendura apo të ftohta
të munduara nga engjëjt
ose makinat,
dëshira e fundit
është dashuri,
nuk mund të jetë e hidhur
nuk mund të mohojë,
nuk mund të mohohet
nëse e mohuar:
pesha është e tepërt

duhet të japë
pa asgjë në këmbim
kashtu si mendimi
jepet
në vetmi
me gjithë zotësinë
e mbipeshës së tij.

Trupat e ngrohtë
shkëlqejnë së bashku
në errësirë
dora lëviz
drejt qendrës
së mishit,
lëkura dridhet
prej gëzimit
dhe shpirti vjen
gëzueshëm deri tek sytë

Po, po,
kjo është ajo
që doja,
që kam dashur gjithmonë,
që kam dashur gjithmonë,
të kthehem
në trupin
ku kam lindur.

Më Shumë

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM. Është luajtur të...

Lajmet e Fundit