2.7 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Pesha e yjeve të Hollywood-it

Detyra e të famshmëve është që gjithnjë të duken madhështore, por edhe ato janë femra të thjeshta. Shumica prej tyre kanë probleme me kilogramët e tepërt, derisa disa të tjerave u shkon për dore që të mbajnë peshën e dëshiruar pa ndonjë problem. Në një episod të serisë “Keeping with Kardashians”, Kim Kardashian ka thënë se peshon 57 kilogramë.

Shumica nuk i kanë besuar, prandaj ajo shumë shpejt në profilin e saj në “Instagram” ka vendosur një fotografi ku qëndron në peshore dhe në ekran shihet kjo shifër prej 57 kilogramëve. Pop-diva Beyonce njihet për format e jashtëzakonshme të trupit. Edhe pse pesha e saj e preferuar është 58 kilogramë, revista “RadarOnline” thotë se ajo peshon 61 kilogramë dhe ka gjatësi prej 169 cm.

Pasi me vite ka luftuar me kilogramët e tepërt, këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jesicca Simpson, më në fund ka arritur të ketë peshën e dëshiruar.

Në kohën e shtatzënisë së saj të dytë, ajo ka peshuar 90 kilogramë, por tani falë ushtrimeve, peshon vetëm 70, ndërsa ka gjatësi prej 161cm. Bukuroshja nga Barbadosi Rihanna, nuk ka pasur probleme të mëdha me peshën që kur është paraqitur në skenë. Ajo peshon 62 kilogramë dhe ka gjatësi prej 173 cm, çka është mahnitëse. Këngëtarja britanike Adele, ka probleme me peshën e tepërt, pasi me 175 cm e saj, ajo peshën 90 kilogramë. /Zëri/

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit