11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Peticion për dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe ministrave Shala e Agani

Xheneta Gashi e cila vdiq javën që shkoi si pasojë e shembjes së shtëpisë së familjes së saj në Qendrën Historike në Prizren, ka bërë që shumë qytetarë, organizata joqeveritare, zyrtarë të institucioneve, shoqëria civile etj të ngrenë zërin ndaj kësaj tragjedie.

Dje në qytetin e Prizrenit, nën organizimin e shoqërisë civile është mbajtur një protestë në të cilën është kërkuar dorëheqja e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Po ashtu është kërkuar edhe dorëheqja e ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganit dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.

Këto dorëheqje janë kërkuar pasi që organizatorët e protestës i quajnë përgjegjës për vdekjen e 3 vjeçares, Xheneta Gashi, të vdekur ditë më parë.

E përpos protestës, tashmë Koalicioni i OJQ-ve të Prizrenit ka krijuar një peticion online për nënshkrimin e dorëheqjes së personave më lartë.

Në të dhënat e këtij peticioni shkruan: “Dorëheqje për tragjedinë e Prizrenit. Drejtuar: Kryetarit të Komunës së Prizenit, Ramadan Muja; Ministrit të Kulturës, Kujtim Shala; dhe Ministrit të Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani”.

Ky koalicion i OJQ-ve ka vlerësuar se vdekja e tre vjeçares Xheneta Gashi në Prizren ishte rezultat i papërgjegjësisë institucionale.

Për këtë arsye, si veprim minimal të përgjegjësisë morale për këtë tragjedi, ata po kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës.

Më Shumë

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit