10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Petrit Hoxhaj: Haskuka po nënçmon Prizrenin

Kuvendari i LDK-së në Prizren,Petrit Hoxhaj, kuzon kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, se po i nënçmon votuesit dhe qytetarët e tjerë të Prizrenit.

Jetmire Vrenezi nga Malisheva është punësuar në Komunën e Prizrenit.

Hoxhaj thotë se me këtë punësim, Haskuka ka bërë një gabim të madh.

Postimi i plotë

Kryetari Mytaher Haskuka po i nënçmon qytetarët e Prizrenit, po i nënçmon të gjithë ata që ia dhanë votën për ndryshim.

Unë personalisht mendoj se kryetari Haskuka po bënë gabim kur po punëson banorë të Komunave të tjera në Komunën e Prizrenit.
Me këtë veprim kryetari po i nënçmon prizrenasit, sepse Prizreni ka njerëz të këtij profili.

Prizreni ka arkitektë, inxhinierë, juristë, ekonomistë dhe të gjitha profilet tjera që munden me i shërby Komunës së vetë.
Punësimi i fundit nuk është rasti i parë, sepse ka edhe të tjera…

Unë personalisht mendoj se duhet të ndryshohet kjo qasje sepse po nënçmohen të gjithë votuesit që votën e tyre e dhanë për ndryshim.

Më Shumë

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit