Petroviqi pritet të bëhet nënkryetar i Kuvendit

Deputeti i Listës Serbe, njëherësh lideri i SLS-së, Slobodan Petroviq sot (e premte) pritet të emërohet nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Siç ka mësuar “Epoka e re”, Petroviq në postin e nënkryetarit të Kuvendit do ta zëvendësojë Jasmina Zhivkoviqin, e cila vjen nga Lista Serbe. Slobodan Petroviq mandatin e kaluar ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Përveç emërimit të nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën e sotme plenare pritet të miratohet edhe propozimi i Grupit parlamentar të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione të ndryshme parlamentare.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit