Pas pezullimit të përdorimit, qytetarët nën moshën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”, do të marrin dozat e dyta të vaksinave Pfizer/ BionTech ose Moderna, lajmëruan ditën e sotme autoritetet gjermane.
Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës
Pezullimi erdhi pasi u regjistruan raste të rralla të trombozës tek të rinjtë, disa prej të cilëve ndërruan jetë dhe pjesa tjetër prisnin me padurim vendimin e përgjegjësve për atë që do të ndodhte me dozën e dytë.
Për ata që janë vaksinuar tashmë me injeksionin AstraZeneca, do të jenë në gjendje të marrin dozën e dytë ose me vaksinën Pfizer ose Moderna, tha kryetari i komitetit të Ekspertëve, Thomas Mertens, raportojnë mediat e huaja.
Tashmë në Gjermani, vaksina AstraZeneca u jepet personave mbi 60 vjeç.
Sipas Institutit Gjerman për Vaksinat, Paul Ehrlich në Gjermani, 31 raste të trombozës së rrallë janë raportuar deri më tani, pas vaksinimit me AstraZeneca.
Nëntë nga personat që e pësuan humbën jetën, ndërsa me përjashtim të dy rasteve, të gjitha kanë të bëjnë me gra të moshës midis 20 dhe 63 vjeç. Të dy burrat ishin 36 dhe 57 vjeç.
“Vaksina Astrazeneca rekomandohet vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç,” ishte rekomandimi i Komitetit të Përhershëm të Vaksinimit në Gjermani, i njoftuar të martën.
Në të njëjtën kohë, mediat gjermane po zbulojnë se Kancelarja gjermane Angela Merkel mësoi për nevojën për rregullime të mëtejshme të vaksinës Astrazeneca të Premten e kaluar, katër ditë para vendimit zyrtar për t’ia dhënë atë vetëm njerëzve mbi 60 vjeç.
“Kancelarja u këshillua me ekspertët e Këshillit të Etikës dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave, Leopoldina para vendimit për të pezulluar administrimin e tyre për personat nën 60 vjeç”, tha një zëdhënës i qeverisë.