19.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin e vaksinës për COVID-19

Gjiganti farmaceutik amerikan, Pfizer dhe partneri i tij gjerman, BioNTech kanë aplikuar për autorizim emergjent të vaksinës së tyre në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimi në Administratën për Ushqim dhe Barna (FDA) më 20 nëntor nis një proces që pritet të zgjasë me javë dhe kompanitë synojnë që vaksina e tyre të jetë në dispozicion në muajin dhejtor.

“Me krenari dhe gëzim ju njoftojmë se kërkesa jonë për autorizim emergjent për përdorimin e vaksinës tonë për COVID-19 është në duart e FDA”, tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla përmes një video.

Ndërkaq, përmes një deklarate, të dy kompanitë thanë se janë të gatshme të nisin shpërndarjen e vaksinës “brenda orësh pas autorizimit” dhe se autorizimi nga FDA do të mund të “bëjë të qasshëm vaksinimin e popullatës me rrezikshmëri të lartë në SHBA nga mesi dhe fundi i dhjetorit të vitit 2020”.

Më herët gjatë këtij muaji, Pfizer dhe BioNTech njofton se gjetjet e fazës 3 të vaksinës së tyre, treguan se vaksina është e sigurt dhe 95 për qind efektive.

Ende është e paqartë se kur FDA do të marrë vendim lidhur me vaksinën, por autoritetet shëndetësore amerikane kanë shprehur optimizmin e tyre se miratimi mund të ndodhë në muajin dhejtor.

Nëse vaksina miratohet, kompanitë kanë thënë se do të ofrojnë 50 milionë doza për mbarë botën më 2020, ndërkaq më 2021 numri i dozave të vaksinës mund të arrijë deri në 1,3 miliard. Qytetarët që do ta marrin këtë vaksinë, është thënë se do të marrin dy doza, brenda tre javësh.

Në SHBA, punëtorët shëndetësorë, njerëzit me rrezikshmëri më të lartë dhe punëtorët thelbësorë federalë pritet që të jenë të parët që do të vaksinohen. Zyrtarët në SHBA thonë se do të ketë vaksina të mjaftueshme deri në prill të vitit 2021, që popullata të mund të vaksinohet.

Vlerësimi i vaksinës do të nisë menjëherë

Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) në SHBA ka thënë se do të nisë menjëherë vlerësimin e rezultateve e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, raporton AFP.

FDA ka thënë se do të koncentrohet në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, që sipas dy kompanive janë 95 për qind.

Komisioneri i FDA, Stephen Hahn tha se procesi i miratimit do të përfshijë edhe takime publike të komitetit këshillëdhënës të kësaj administrate, ku bëjnë pjesë ekspertë të sëmundjeve infektuese, specialistë të pediatrisë, bioanalistë dhe përfaqësues të industrisë.

Megjithatë, rekomandimet e këtij komiteti nuk janë të obligueshme që të zbatohen, pasi vendimin final se nëse vaksina do të miratohet për përdorim e japin shkencëtarët e Administratës për Ushqim dhe Barna.

Drita e gjelbër, në dhjetor

FDA pritet që të miratojë përdorimin e vaksinës në dy javët e para të dhjetorit, ka thënë Moncef Slaoui, shefi kryesor i një iniciative të Qeverisë amerikane për zhvillimin e vaksinës për koronavirus.

Megjithatë, vaksina pritet t’iu jepet një pjese të caktuar të popullatës botërore.

Fëmijët, për shembull, nuk do të vaksinohen, pasi Pfizer ende nuk ka kryer testime të gjera të vaksinës për grupmoshat nën 18 vjeç.

Ndërkaq, agjencia tjetër federale amerikane, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të përcaktojnë se kush ka prioritetet që të vaksinohet. Megjithatë, pritet që punëtorët shëndetësorë dhe më të moshuarit të jenë të parët që do ta marrin vaksinën.

Në Evropë, Britani, Kanada, Japoni e Australi, megjithatë, ka një proces të ndryshëm dhe këto shtete vazhdimisht po shqyrtojnë të dhënat që po marrin nga kompanitë që po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër koronavirusit.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Evropë, drita e gjelbër për vaksinën pritet të jepet në pjesën e dytë të muajit dhjetor.

Shpërndarja e vaksinës

Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se menjëherë pas miratimit të FDA, do të jenë në gjendje që “brenda orësh”të nisin shpërndarjen e vaksinës.

Vaksina e tyre duhet të ruhet në -70 gradë celsius, që është një temperaturë më e ftohtë sesa që ruhen vaksinat e tjera.

Dy kompanitë kanë thënë se dozat e vaksinës do të shpërndaheshin me kontejnerë të mbushur me akull, që do të mundësonte që vaksina të qëndrojë në temperaturën e duhur për 15 ditë.

Vaksinat e tjera, në fillim të vitit 2021

Përveç Pfizer dhe BioNTech edhe kompani të tjera janë duke punuar në zhvilimin e vaksinave të tyre kundër koronavirusit.

Kompania Moderna, që ka thënë se vaksina e saj për koronavirus në bazë të të dhënave është mbi 90 për qind efektive, do të nisë shpërndarjen në muajin shkurt të vitit 2021, kur pritet që edhe vaksina e kompanisë Johnson&Johnson të jetë gati. Pas disa muajsh edhe AstraZeneca/Oxford pritet të nisin shpërndarjen e vaksinës së tyre.

Pavarësisht se lajmet për shënim të përparimit drejt zbulimit të një vaksine kundër koronavirusit kanë rritur shpresat se pandemia e koronavirusit mund të frenohet, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se zbulimi eventual i vaksinës nuk do të mjaftojë që pandemia të përfundojë.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, deklaroi më herët gjatë kësaj jave drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins deri më tani, në mbarë botën janë regjistruar mbi 57 milionë raste me koronavirusin e ri, ku 1,3 milionë pacientë kanë vdekur./REL

Më Shumë

Bayern Munich synon transferimin e yllit të Holandës që po shkëlqen në EURO 2020

Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar...

Manipulimi i madh i shoqërive të fshehta që kontrollojnë e sundojnë botën!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Që në moshë rinore më ka interesuar dhe kam lexuar shkrime e libra nga autor të ndryshëm kush sundon botën? Më është...

UEFA, cili e meriton çmimin e golit më të mirë?

UEFA ka publikuar katër gola prej të cilëve do të zgjedh më të mirin për këtë rund në Kampionatin Evropian. Patrick Shick është favorit pas...

Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në fshatin Blaç të komunës së Dragashit. Me këtë rast policia e ka arrestuar...

Arrestohet prokurori i Sarandës, një oficer i policisë gjyqësore, arbitri dhe zyrtari i klubit ‘Përmeti’

Një hetim me rëndësi i zhvilluar nga SPAK ka çuar në pranga prokurorin e Sarandës, Sali Hasa për veprën penale të korrupsionit, por jo...

Zyrtare: Fiorentina shkarkon Gennaro Gattuson ende pa filluar

Fiorentina ka njoftuar se Gennaro Gattuso nuk do të jetë trajner në Artemio Franchi për sezonin e ardhshëm. Ish trajneri i Napolit dhe Milanit u...

Presidenti i Filipineve i kërcënon me burg ata që nuk vaksinohen

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit. “Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju...

Demi Rose rikthehet me foto ”provokuese” tregon format bombastike në Instagram

Modelja që është e njohur për hiret e saj bombastike, Demi Rose, ka ‘ngritur’ temperaturat me pozat e reja të publikuara në rrjetin social...

Kylie Jenner rikthehet te ish i dashuri

Duket se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer bashkë. Ata morën pjesë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, në 72-vjetorin e Parsons Benefit...

Dy raste pozitive me Covid në Kosovë

Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19. Rastet janë nga qyteti...

Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë. Sipas zëdhënëses së...

Vendos KQZ-ja – Dënon Nismën, mbi 950 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro Nismën, pasi ky subjekt politik nuk e ka lajmëruar KQZ-në,...

Vjehrri që e lajmëroi zhdukjen e të rejës nga shtëpia në Prizren, thotë ajo ia dërgoi një mesazh me arsyen e ikjes

Një grua nga Prizreni është zhdukur, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar vjehrri i saj. Sipas tij, familja nuk di asgjë rreth vendodhjes...

Prizren/ Asfalti i derdhej nga kamioni, shoferi e kupton pas 300 metrave

Sot në rrugën e Krushës në Prizren, një kamion kishte rrezikuar trafikun dhe për pak sa nuk kishte shkaktuar aksident me disa vetura. Sinjalizuesit e...

Vdekja e foshnjes 3 javëshe në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit

Një foshnje 3 javëshe është sjellë dje pa shenja jete dje në Qendrën Emergjente në Suharekë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa shkaqet...

Komuna e Prizrenit subvencionon fermerët me 329 krerë mëshqerra gravide

Komuna e Prizrenit subvencionon fermerët me 329 krerë mëshqerra gravide Kryetari i Komunws, Mythaer Haskuka tha se "një nga prioritetet e komunës sonë, është zhvillimi...

Lajmet e Fundit