Prizren: I dehuri e rrah gruan, lirohet më pas nga policia

Një person në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë i njëjti më pas është arrestuar dhe nga prokurori është ndaluar vetëm për 6 orë, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj ai edhe shkaktoi dhunë ndaj gruas së tij, prokurori vendoi që ta lirojë në procedurë të rregullt.

“Prizren, 19.11.2020 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 6 ore, pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur tutje në raport.

Rastet e dhunës në familje janë rritur kohëve të fundit.

Bazuar në të dhënat e PK-së këto raste janë rritur muajve të fundit e veçanërisht edhe përgjatë periudhës së pandemisë me Covid-19.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit