2.8 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Pianistja Artemida Qarri – Haxhiaj sonte mban koncert në Prizren

Koncerti recital i pianistes kosovare Artemida Qarri-Haxhiaj i cili do mbahet sonte nga ora 19:00 në Prizren, do të përmbyll mini-turneun e artistes nëpër Kosovë.

Qarri-Haxhiaj do të paraqitet para publikut të Prizrenit në sallën e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” derisa do të interpretojë vepra nga Scarlatti, Schumann, Rachmaninoff dhe Ibrahimi.

Ky koncert organizohet pas atyre të mbajtura në Gjakovë e Prishtinë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM ndërsa është përkrahur nga shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”.

Artemida dallohet si pianiste solistike me një karakter virtuoz. Pjesëmarrëse e rregullt në festivalet e muzikës klasike ne vend. Ka pasur bashkëpunime edhe me Korin e Filarmonisë së Kosovës në drejtim të dirigjentit Rafet Rudi. Prej vitesh dhe aktualisht është prof. e rregullt në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” të kryeqytetit si dhe bashkëpunëtore në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Prishtinë.

Qarri – Haxhiaj së shpejti do të paraqitet edhe me dy koncerte të tjera në Tiranë dhe Durrës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fitim Thaqi dhe “Drini Market”: Historia e një ëndrre që u bë realitet

Në një qytet të madh gjerman, larg fshatit të vogël të lindjes në Kosovë, rruga drejt suksesit shpesh duket e gjatë dhe e vështirë....

Fermerët e Suharekës preken nga vërshimet, kërkojnë mbështetje

Fermerët e Komunës së Suharekës patën dëme të konsiderueshme në të mbjellat e tyre në ambiente të mbrojtura. Ata kërkojnë mbështetje nga institucionet lokale...

Lajmet e Fundit