9 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Piktura e Malalas shitet për 82 mijë dollarë

Piktura e MalalasArtisti ka thënë për BBC se me anë të këtij portreti ai ka synuar të paraqesë dikotominë e jashtëzakonshme të dikujt me fuqi dhe urtësi të madhe, që në të njëjtën kohë është shumë e re.

Një pikturë e nxënëses nga Pakistani që u qëllua në kokë, Malala Yousafzai, është shitur për 82 mijë dollarë në një ankand të Nju Jorkut.

16 vjeçarja u qëllua në kokë në vitin 2012 nga talebanët, për shkak se lobonte për edukimin e vajzave në Pakistan. Portretin e saj e ka punuar artisti britanik Jonathan Yeo, vitin e kaluar në Londër.

Artisti ka thënë për BBC se me anë të këtij portreti ai ka synuar të paraqesë dikotominë e jashtëzakonshme të dikujt me fuqi dhe urtësi të madhe, që në të njëjtën kohë është shumë e re.

“Instinkti i saj nuk është keqardhja për veten, por se çfarë mund të bëj ajo për t’i ndihmuar vajzat e tjera që janë në pozitën e saj”, ka thënë Yeo.

Fondacioni Malala, i cili është përfitues direkt i këtyre të hollave, ka thënë se do t’i dhurojë ato për organizatat nigeriane të cilat janë të përqendruara në edukimin e vajzave dhe grave, tani që Nigeria po kalon kohë të vështira, si rezultat i kidnapimit të mbi 250 vajzave nga grupi militant, Boko Haram.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Lajmet e Fundit