10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Pique humbi durimin me Griezmann, kamerat televizive kapin momentin kur ofendohen rëndë yjet e Barçës

Përformanca e jashtëzakonshme e PSG dhe superyllit Kylian Mbappe në Nou Camp kundër Barcelonës, bëri që Gerrard Pique dhe Antoine Griezmann të debatojnë ashpër me njëri – tjetrin gjatë ndeshjes, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi me përvojë Pique gjatë një korneri të cilin duhej Barcelona të mbrohej, i kërkoi më shumë përgjegjësi yllit francez, Greizmann, i cili nuk po angazhohej sa duhet në anën defanzive.Zemërimi i yllit spanjoll bëri që në fund debati mes tyre të përfundojë me ofendime, të cilat kamerat televizive kanë arritur t’i kapin, kjo edhe për faktin se ndeshja u zhvillua pa tifozë.

“Asnjë posedim i gjatë i topit, ta hajë dreqi. Forca!” dëgjohet Pique duke bërtitur.“Më ngadalë” iu përgjigj Griezmann, por Pique nuk qetësohej dot dhe vazhdoi t’i bërtasë sulmuesit francez: “Çfarë dreqin! Asnjë posedim i mirëfilltë i topit”.

“Mjaft më Geri, më ngadalë”, i përpoq Griezmann ta qetësojë Piquen, por më kot, sepse spanjolli ia ktheu: “Ta hajë dreqi Grizi”.Griezmann u ngop dhe i shau Piquen: “P**dhu”. Pique ia ktheu ngjashëm: “Jo, p**dhu ti”.Barcelona pësoi humbje të thellë me rezultat 1:4 nga parisienët në ndeshjen e parë të fazës se eliminimit direkt. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në Paris dhe për t’u kualifikuar klubi katalan duhet të bëjë mrekullinë. /Insporti.com/

Më Shumë

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit