Pirlo rikthehet te Juventus, por tani në rolin e trajnerit

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, do të rikthehet të jetë sërish pjesë e futbollit, duke u rikthyer te Juventusi. Ish-mesfushori i Brescias, Interit, Milanit dhe Juventusit, do të rikthehet të jetë aktiv në rolin e trajnerit.

Pirlos do t’i besohet detyra e trajnerit të ekipit U-23, ekip ku aktivizohet dhe Giacomo Vrioni, sulmuesi i Shpresave kuqezi. Pirlo është një emër shumë i respektuar në botën e futbollit dhe ka miliona admirues.

Vlerë e shtuar për Juventusin dhe Pirlo tashmë, do të ketë detyrën e nxjerrjeve të sa më shumë talenteve për ekipin e parë. Detyrë e vështirë, por jo e pamundur, pasi Pirlo ka treguar se ka një instinkt të jashtëzakonshëm në pikasjen e talenteve dhe ka një vizion të qartë për të ardhmen e futbollit.

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit