8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Pitalkat e Prizrenit, tradita shumë vjeçare e pandashme në muajin e Ramazanit

Qyteteti më i vjetër i Kosovës, gjatë muajit të Ramazanit merr një pamje mahnitëse.

Në Prizren, çfarë bie menjëherë në sy gjatë këtij muaji, janë qytetarët e pakët që mund të hasen në rrugët e saj, sepse një pjesë e madhe e tyre janë agjërues.

Megjithatë është një vend në të cilën mblidhen të gjithë agjëruesit e Ramazanit, e destinacioni është furra më e vjetër në qendër të qytetit, në të cilën servohen pitalkat e veçanta.

Kjo traditë e pitalkave është bërë pjesë e pandashme e iftareve të çdo prizrenasi.

Ndonëse quhen si “pitalkat e Prizrenit”, ato njihen edhe në vende të tjera të Kosovës dhe sjellin vizitorë të shumtë.

E përgatitur në mënyrë natyrale dhe me aromë të këndshme, këto pitalka i japin identifikimin më të mirë këtij qyteti. /Insajderi/.

Për më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:

 

Më Shumë

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Lajmet e Fundit