Pitella: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Europarlamentari italian, Gianni Pitella, njëherësh dhe president i grupit politik të Socialistëve e Demokratëve në Parlamentin Evropian, ka thënë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “La Gazzeta del Mezzogiorno”, Gianni Pittella është shprehur se ndjehet mjaft i nderuar që në Tiranë do të vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi”.

“E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Populli shqiptar më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progresit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e BE-së për ta pranuar. Edhe pse kemi vendosur një tip moratoriumi që nuk lejon deri më 2019 hyrjen e asnjë vendi në BE, ne po punojmë që Shqipëria deri atëherë mund të aderojë në BE”, ka thënë Pitella.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit