11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP e rëndësishme për rajonin

Jahjaga-Nishani-SEECPNë fjalën e mbajtur në Samitin e Kryetarëve të Shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, zhvilluar në Rumani kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani ritheksoi se Shqipëria ka dhënë prova bindëse se politika e saj e jashtme është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal.

Presidenti u ndal në vendimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar plotësisht të merituar statusin kandidat.

Për kreun e shtetit hapat e mëtejshëm do te kërkojnë plotësimin të vazhdueshëm te reformave, me konsensus politik. Gjatë fjalës së tij presidenti Nishani bëri të ditur se Shqipëria përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla që garantojnë paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon dhe parakushte për integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Për këto arsye, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore mbetet forumi qendror politik, bazuar në vullnetin e vetë vendeve të rajonit. Ai duhet të jetà « institucioni gjithëpërfshirës, ku të gjitha këto vende të jenë të pranishme dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane.

Në këtë frymë, pjesëmarrja e Kosovës në SEECP është shumë e rëndësishme, jo vetëm për vetë Kosovën, por edhe për rajonin tonë në tërësi. Bazuar në Parimet e Kartës së SEECP-it dhe marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian sipas së cilave, asnjëra palë nuk do të pengojë dhe nuk do të inkurajojë një palë të tretë të bllokojë përparimin në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka mirëpritur pjesëmarrjen e Kosovës në veprimtaritë e SEECP-it gjatë vitit të kaluar dhe përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta të SEECP-it.

Shpresojmë dhe synoj më që puna e Grupit Ad-Hoc të punës të konkludohet me një Dokument, si produkt konkret të aktivitetit të tij, në fund të Kryesisë sonë të radhës. Me besimin e palëkundur se të gjithë bashkë do ta bëjmë Presidencën Shqiptare një histori suksesi, më lejoni të shpreh gjithashtu dëshirën për t’u takuar me ju në Tiranë në të ardhmen e afër,” ka thënë presidenti Nishani.

Marrja e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nga Shqipëria vjen me synimin për të forcuar rolin rajonal të SEECP-it, për të promovuar dialogun mes anëtarëve për përmirësimin e funksionimit të saj dhe për konsolidimin e rëndësisë sektoriale të organizatës.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit