4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Plaçkitin një banesë në Prizren – vjedhin para, stoli dhe orë dore

Një burrë ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në banesën e tij, në të cilën kishin vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe orë dore, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premtën pas mesnate, në Prizren.

“Rr, Rozafa, Prizren 07.08.2020 –01:15. Ankuesi mashkull kosovar kanë informuar se persona të pa njohur i kanë thyer banesën dhe kanë vjedhur një shume të parave të gatshme, stoli ari dhe ore dore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit