4.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: Vendimi për themelimin e muzeve

Anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë votuar vendimin për themelimin e muzeve të Prizrenit, si dhe Statutin përkatës. Drejtuesit komunalë kanë theksuar se në saje të kësaj vendimmarrjeje do të strukturohen me përmbajtje muzetë ekzistues, që janë nën menaxhimin e Qeverisë lokale, si dhe do të themelohen edhe disa muze të rinj.

Sipas vendimit në fjalë, organizimi, funksionimi, përbërja e strukturës organizative, drejtimi, udhëheqja, financimi, planifikimi, transparenca dhe çështjet e tjera të rëndësishme për muzeun, do të rregullohen në bazë të Ligjit për institucionet e kulturës dhe Statutit të muzeve të Prizrenit.

Propozimi i aktit të themelimit, si dhe Statutit të muzeve të Prizrenit është prezantuar nga kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi.

“Fjala është që me vendim të KK-së të formohet një institucion kulturor, mbi bazën e Ligjit për institucione kulturore të Kuvendit të Kosovës, pra fjala është konkretisht për muzetë’, ka thënë Abrashi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka quajtur lajm të mirë votimin e aktit për themelimin e muzeve të Prizrenit.

Sipas tij, Prizreni ka plotë rrëfime për të treguar nëpërmjet muzeve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Ndahet nga jeta legjenda e Woodstock-ut, Country Joe McDonald

Bota e muzikës humbi një ikonë. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë Joe McDonald, i njohur si Country Joe McDonald, këngëtar, kompozitor dhe simbol...

Lajmet e Fundit