8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: Vendimi për themelimin e muzeve

Anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë votuar vendimin për themelimin e muzeve të Prizrenit, si dhe Statutin përkatës. Drejtuesit komunalë kanë theksuar se në saje të kësaj vendimmarrjeje do të strukturohen me përmbajtje muzetë ekzistues, që janë nën menaxhimin e Qeverisë lokale, si dhe do të themelohen edhe disa muze të rinj.

Sipas vendimit në fjalë, organizimi, funksionimi, përbërja e strukturës organizative, drejtimi, udhëheqja, financimi, planifikimi, transparenca dhe çështjet e tjera të rëndësishme për muzeun, do të rregullohen në bazë të Ligjit për institucionet e kulturës dhe Statutit të muzeve të Prizrenit.

Propozimi i aktit të themelimit, si dhe Statutit të muzeve të Prizrenit është prezantuar nga kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi.

“Fjala është që me vendim të KK-së të formohet një institucion kulturor, mbi bazën e Ligjit për institucione kulturore të Kuvendit të Kosovës, pra fjala është konkretisht për muzetë’, ka thënë Abrashi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka quajtur lajm të mirë votimin e aktit për themelimin e muzeve të Prizrenit.

Sipas tij, Prizreni ka plotë rrëfime për të treguar nëpërmjet muzeve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Lajmet e Fundit