5.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Pochettino: Jam shumë i lumtur me Mbappen

Mauricio Pochettino, pas fitores 4-2 ndaj Strasburgut të shtunën, ka thënë se është shumë i lumtur me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez u vërshëllye nga tifozët e Paris Saint-Germain. Mbappe, i cili është lidhur vazhdimisht me Real Madridin, shënoi një gol teksa i sapoardhuri Lionel Messi e shikonte nga tribuna.

“Unë nuk i dëgjova vërshëllimat. Jam shumë i lumtur me të. Ai është i fokusuar në atë që duhet të bëjë dhe pati një lojë vërtet të mirë. Ai duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, ka thënë Pochettino për “L’Equipe”.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi përkrahësit tanë rreth nesh. Është e jashtëzakonshme dhe na ka munguar shumë. Futbolli është krejtësisht i ndryshëm me spektatorë. Me prezantimin e të sapoardhurve ishte një mbrëmje e mrekullueshme për PSG-në. Tani ne duhet t’i përgatitim ata gradualisht, pa marrë shumë rreziqe, pavarësisht nëse është Leo Messi apo të tjerët”, ka shtuar Pochettino.

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Sfida interesante në Ligën e Parë të meshkujve

Këtë javë zhvillohet xhiroja e 13-të në kuadër të Liga e Parë e Meshkujve, ku janë paraparë tri ndeshje interesante që pritet të ndikojnë...

Lajmet e Fundit