11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Poezi: Frigoriferi klasor

Ndoshta 2003 / 2004. Klasa e katërt fillore.

Burri i shitores ballë shkollës

Në frigoriferin e tij të madh

Mbante distinktivët klasorë.

 

Ata që pinin Multi Sola ishin klasa e mesme e lartë.

Ata që pinin RC Cola ishin klasa e mesme e ulët.

Ata që s’pinin fare ishin klasa punëtore.

Ata që vështronin ishin të varfrit.

 

Dikush i klasës së mesme të ulët

… nganjëherë vetë-varfërohej për një ditë e gjysmë,

Që sot të blinte një Multi Solë me paratë e kursyera dje.

Filan fëmije një ditë vodhi  diku një shumë parash

Dhe rroi si klasë e mesme e lartë për nja dy javë

Bashkë me tre shokët e tij të klasës që i qeraste.

 

Dikur u zu.

Mbeti pa klasë.

Pa dinjitet.

Mbet’ shkret.

 

Fëmijë që ha gjyqin e tollovisë

Në të cilën e kanë katandisur të rriturit.

Endet i molepsur, barkthatë,

Dikush bythën butë në kolltuk

Tund kokën mendje-ngratë,

E quan të paedukatë.

 

T’i definosh përkatësitë klasore

Përmes SOKAVE.

 

Dikush në atë ftohës e sheh parajsën

E dikush ferrin.

Secili luftuaka me armët që ka:

Dikush e blen,

E dikush do ta thyejë frigoriferin.

Dhe ky s’është promovim.

As aprovim.

Është veç konstatim.

 

23.03.2021

Lum Gashi

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit