19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Poezia e gjyqtarit Pojanaku pas hekurave të burgut në Drenovë

84634_1Një poezi pas hekurave nga burgu nga gjyqtari i akuzuar për korrupsion, Dhimitër Pojanaku.

Nga dhoma e paraburgimit në burgun e Drenovës, gjyqtari që njihet dhe si poet i qytetit të Pogradecit dhe madje nderuar me cmim për vargjet që shkruan, ka hedhur në letër përjetimet e castit.

Poezinë e ka bërë nga dhoma e paraburgimit në burgun e Drenovës dhe më pas ja ka dhënë bashkëshortes të futur në rrobat e tij.

Poezia
Hakmarrje e egër
Shpesh kam dashur ta kyç
botën
me një çelës të madh.

Por bota ngriti grackën
e më mbylli mua me një çelës
sa një dollap.

Prej inatit
çelsin e hodhi në pus
nuk e gjen dot
askush!

Shënim: (18. 04. 2014, orën s’e di, është ende ditë
Drenovë).

Arrestimi
Dhimitër Pojanaku është arrestuar në një prej lokaleve të qytetit të Pogradecit teksa ishte duke marrë një sasi lekësh për mbylljen e një cështjeje civile.

Policia e Korçës sqaroi se ka qenë denoncimi i një qytetareje, ndaj së cilës ishte hapur një padi civile për çështje borxhi. Mësohet se Pojanaku i kishte kërkuar gruas 450 mijë lekë në këmbim të mbylljes së çështjes në fjalë, gjë që është pranuar nga qytetarja, e cila më pas ka vënë në dijeni edhe policinë, çka solli dhe arrestimin e gjyqtarit. Bashkëpunimi i saj me drejtësinë ka sjellë edhe regjistrimin e marrjes së parave nga gjyqtari.

Provë kjo që sipas prokurorisë së Korçës, disponohet me zë dhe figurë. Dhimitër Pojanaku përveçse gjyqtar është edhe poet i njohur në Pogradec, ndërsa pak vite më parë është shpallur edhe “qytetar nderi i këtij qyteti”, por tashmë pas kësaj ngjarje do të përballet me akuzën e “Korrupsionit Pasiv”.

Vetë Pojanaku ka hedhur poshtë akuzat dhe është shprehur se ka marrë paratë e një qeraje dhe jo ryshfet.

Më Shumë

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Lajmet e Fundit