9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Poezitë e burgut…vështrim mbi poezinë e Visar Zhitit

VisarZhiti-burgPoezia e Visar Zhitit është poezi e dhimbjes, poezi e dashurisë për njeriun, poezi e dritës ndoshta për të kompensuar vitet e kaluara ne ferrin e burgut komunist, është poezi e lirisë së ëndërruar dhe e zhgënjimeve prej lirisë gjithashtu. Në poezinë “Ardhja e Pegasit në Qelinë time” një nga poezitë e para të burgut të botuara në librin e parë “Kujtesa e ajrit”, 1993, poeti shkruan: “Afër frëngjisë/ Nëpër barin e pakët- patkonj/ Kulloste një kalë/ Si dikur/ Si në ëndërr/ Trupi i tij i bukur/ Muzg i larë me shi dhe hënë/ Ç’e mirë të solli kështu/ Mos je ti Pegasi?!”

Pak a shumë në të gjitha poezitë e burgut jepet kështu magjia e lirisë e parë pas hekurave, aty ku çdo gjë merr më shumë kuptim. Çdo kafshë, çdo gjallesë, frut, pemë, që shihet prej aty është e afërt, e dashur. Poeti i burgosur e ndjen si gjallon jeta jashtë hekurave të qelisë së tij, i gëzohet lirisë së këtyre qenieve të gjalla dhe do ta ndajë këtë liri me to. Në një vend ku nuk e gjen lirinë në shoqërinë njerëzore, poeti përpiqet ta gjejë atë në natyrën e egër. Dritarja e burgut është qielli, është syri për të parë botën e jashtme, për ta kundruar, për ta ëndërruar, për t’i mbijetuar atij ferri ku humbën jetën mijëra njerëz. Një aspekt tjetër i poezive të burgut janë imazhet dhe portretet e jetës së të burgosurve brenda në burg, në kamp, në qeli, në galeritë e nëndheshme të minierave ku punonin të burgosurit në kushte të tmerrshme, në mensën e burgut, në banjot e burgut, etj. Poeti tregon jetën e këtyre njerëzve në fund të honit ku i kishte gremisur fati dhe ku nuk i mban gjallë thjesht supa e burgut por mbi të gjitha dinjiteti njerëzor dhe ëndrrat që s’mund të prangosen. Visar Zhiti shkruan se “I burgosuri/ gjithmonë ndodhet pas një dere të mbyllur”. Po, kështu përfytyrohet ai në çdo regjim. Edhe nëse i ka kushtet normale të ushqyerjes dhe fjetjes, liria e munguar është një gjë që s’mund të zëvendësohet dhe ai gjithnjë është para një dere të mbyllur, para një muri të lartë që ia zë gjithë pamjen. Poeti di të përdorë bukur figurën e antitezës duke ia kundërvënë robërisë, lirinë, shtypjes, flatrat e ëndrrave, materies, shpirtin.

Për pyetjet apo diskutimet që mund të bëhen nëse poezitë e burgut, të paktën 100, janë shkruar në burg apo më pas, unë s’do t’i kushtoja ndonjë rëndësi të veçantë. Në këtë poezi është kujtesa e atdheut në burgjet e diktaturës komuniste, më të egrës që ka njohur populli shqiptar në të gjithë historinë e tij, janë imazhet, përsiatjet e një poeti që u dënua për poezi, vuajti ferrin e burgut dhe kampeve të atij regjimi dhe ia arriti të dilte i gjallë dhe të na sillte këto dëshmi tronditëse./Mapo/

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për shitblerje të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve. Sipas Policisë,...

KFOR-i organizon konferencë me studentët nga Venediku dhe Universiteti i Prizrenit

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka mbajtur një konferencë në Kampin Villaggio Italia për studentët nga Kampusi EMA i Venedikut dhe përfaqësuesit...

Lajmet e Fundit