Polici amerikan vret një afro-amerikan

Një polic i ShBA-ve ka gjuajtur tetë herë prapa shpine një qytetar afro-amerikan. Pesë nga tetë plumbat janë shënjestruar në shpinën e 50 vjeçarit Walter Scott.

Polici 50 vjeçar Michael Thomas Slager ka gjuajtur tetë herë përderisa viktima ishte në lëvizje, ndërsa pesë plumbat e kishin kapur atë, transmeton Mirror.

Madje polici nuk u mjaftua me aq, dhe e lidhi me pranga kufomën e viktimës. Sot janë paralajmëruar protesta për të dalë kundër këtij dhe rasteve të tjera të tilla.

Polici ishte arrestuar menjëherë pas këtij akti, teksa u pa në një video duke shtënë në një person të pambrojtur. Teksa shkaqet nuk dihen ende, polici është arrestuar dhe është duke u mbajtur.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit