Prokurori Rexha: Më kanë ofruar mito deri në 500 mijë euro

Prokurori i Prokurorisë Speciale Ali Rexha ka thënë se atij i janë ofruar mito deri në 500 mijë euro për të ndalur ndjekjet për krime të rënda.

Rexha këtë e tha në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në televizionin publik, ku sipas tij përveç mitos ai edhe është kërcënuar. Madje ai tha se njëra nga këto oferta është edhe një shtëpi në bregdet.

Prokurori tha se këto oferta me para për të mbyllur rastet I kanë ardhur nga sekserë të ndryshëm por që nuk e ka pranuar.

Megjithatë Rexha nuk sqaroi nëse ka ndërmarrë masa ndaj atyre sekserëve përveç se tha se të akuzuarit për këto raste janë dënuar me dënime të larta.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit