9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Prizren: Polici shpallet i pafajshëm për keqpërdorim seksual

Polici Shefki Spahiu nga Suhareka të premten është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore e Prizrenit se më 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel kishte kryer aktin seksual me personin e mitur.

Për këtë veprim Spahiu ngarkohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjet, për të cilën vepër Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin deri në 20 vjet burgim.

Spahiun, aktakuza e ngarkonte për keqpërdorim seksual të dy të miturave.

“Në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, duke shfrytëzuar situatën a pambrojtur dhe moshën e të dëmtuarave, pas kryerjes së aktit seksual me njërën të mitur, kryen aktin seksual edhe me një të dëmtuar tjetër,” thuhej në aktakuzën e prokurorisë.

Të premten Gjykata Themelore në Prizren, vërtetoi se pretendimet e prokurorisë për kryerje të këtyre veprave penale nga polici Shefki Spahiu, ishin të paqëndrueshme dhe si rezultat i kësaj mori aktgjykim lirues.

“Prej fillimit kam qenë i bindur se klienti im është i pafajshëm, pafajësinë e tij e vërtetoi sot edhe gjykata. Është për keqardhje dhe e pariparueshme njollosja dhe prishja e imazhit që i është bërë klientit tim dhe komplet stacionit policor në Suharekë”, tha për KALLXO.com Emrush Kastrati, avokati i Shefki Spahiut. /Kallxo.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Lajmet e Fundit